Zyra për Informim Publik
SHPK – Komanda Kryesore e Policisë Prishtinë
Tel:038-504604 – 5799; Fax: 038-5080-1296
E-mail: zyrainformimitkkp@kosovopolice.com
Data: 04.09.2007
Nr. 106/2007
Deklarata e Komisionerit të Policisë Richard Monk në lidhje me Marshin kundër Krimit në Prishtinë
Ora: 14:45
Derisa shikoja marshin e sponzorizuar nga Iniciativa Qytetare e Kosovës kundër Krimit dhe Korrupsionit i cili në qetësi parakalonte pranë Shtabit të Përgjithshëm të Policisë isha i goditur thellë nga ndërgjegjësimi i marshuesve që në karierën time policore asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë. Përkrahja e treguar nga qytetarët e Kosovës për policinë sot ishte e jashtëzakonshme. Dhe fakti që pjesmarrja e shumë të rinjve sot ka përforcuar krenarinë time për popullin e Kosovës. Në fytyrat e policëve përreth meje mund të shihja se ata ishin të befasuar dhe të frymëzuar.
Demokracia është e vështirë për punën policore. I vë policët në pozita të jashtëzakonshme dhe të rrezikshme. Derisa ata e pranojnë këtë si pjesë të punës së tyre, kur ata kuptojnë se kanë përkrahjen e popullit, puna bëhet shumë më e lehtë. Këtë përkrahje ne e pamë sot. Dhe e di se familja e Triumf Rizës ndihet në të njëjtën mënyrë.
Puna policore ka rezultat kur policija dhe komuniteti punojnë së bashku. Askush nuk mund ta kryejë këtë punë i vetëm. Neve na duhet ndihma e secilit person në Kosovë për të na ndihmuar t’a luftojmë krimin dhe korrupsionin. Mos lejoni që shkeljet e ligjit t’ju mallkojnë jetët tuaja dhe mbani fëmijët tuaj larg lulëzimit të tij. Kur komuniteti punon së bashku që krimin të mos e lejoj në lagjen e tij, atëherë të gjithë ne fitojmë.
Komisioneri i Policisë Richard Monk
4 Shtator 2007